Për shkak të temperaturave të ulëta, humb jetën një person

12:57 | 17 Dhjetor 2018

Moti i ftohtë e ka kapluar vendin tonë.

​Një burrë i moshës 50 vjeçare është gjetur i vdekur në dëborë pranë Mitrovicës së Sremit në Serbi.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se vdekja ka ndodhur për shkak të ngrirjes, njoftojnë mediat beogradase.

Trupi i 50 vjeçarit u gjet në fshatin Laçarak pranë Mitrovicës së Sremit.

Komento: