Omicron po vazhdon të ketë një shtrirje të gjerë.
Holanda ka njoftuar për një bllokim për Krishtlindje mes shqetësimeve për variantin Omicron të coronavirusit.
Sipas BBC, dyqanet jo thelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe eventet e tjera publike do të mbyllen të paktën deri në mes të muajit janar.
Kryeministri Mark Rutte tha se kufizimet ishin “të pashmangshme”.Këto janë rregullat më të rrepta që janë shpallur deri më tani për shkak të variantit Omicron. Vendet në të gjithë Evropën kanë shtrënguar masat derisa përhapet varianti me mutacion të madh. Masat e reja në Holandë, të cilat hyjnë në fuqi të dielën, u njoftuan pas një takimi midis qeverisë dhe ekspertëve të shëndetësisë.
Zyrtarët thanë se Omicroni pritet të bëhet varianti dominues në Holandë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.