Për shkaqe financiare, Milan po e humb yllin e madh

15:36 | 13 February 2019

Mesfushori Franck Kessié, i Milanos, ka tërhequr tashmë interesin e shumë klubeve ndërkombëtare.

Ylli i Bregu i Fildishtë në vitin e dytë me Rossonerët ka fituar jo vetëm një vend fillestar, por është bërë protagonist i një rekord gati të plotë, duke mbetur në fushë në 90% të lojrave dhe minutave të luajtur nga Milani si nën menaxhimin e Montella dhe atë aktual të Gattuso përcjell ORAinfo.

Në javët e fundit ka pasur shumë interes konkret nga disa klube drejt Kessié. U flitej për PSG-në, me drejtorin sportiv Henrique Antero i cili e ndjek mesfushorin për një kohë dhe do të ishte i gatshëm të bënte një sakrificë të mirë ekonomike për ta sjellë atë në Paris, duke e ditur se Milan për arsye financiare nuk do ta mbajë Kessiè ./ORAinfo/

Komento: