Për shkaqe xhelozie vushtrriasi ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas

09:33 | 14 Mars 2024
per-shkaqe-xhelozie-vushtrriasi-ushtroi-dhune-psikike-dhe-fizike-ndaj-gruas

Është arrestuar një burrë në Vushtrri nën dyshimin se për shkaqe xhelozie i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike gruas së tij.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Vushtrri / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 viktima feme/k, ka raportuar se si pasojë e xhelozisë, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: