Për Shpend Ahmeti festat e fundvitit janë afër, ndan 190 mijë euro

16:35 | 17 Prill 2019

Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti ka filluar përgatitjet për fundvit, ndonëse për një gjë të tillë ka kohë edhe 8 muaj.

Komuna e Prishtinës ka nisur procedura e prokurimit për dekorimin e qytetit për festat e fund vitit.
Kjo komunë ka ndarë hiç më pak se 190 mijë euro për një gjë të tillë.

Zyra e prokurimit e kësaj komune këtë javë ka shpall tenderin për një gjë të tillë dhe do të jetë i hapur deri më 25 maj.

Përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit janë të pazakonta në një periudhë kaq të hershme.

Ndryshe, vitin e kaluar komuna e Prishtinës ishte vonuar me dekorimin e qytetit dhe atë e kishte bëë vetëm në disa pjesë të sheshit të qytetit. /ORAinfo/

Komento: