
Mërgimtarët duhet të presin deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova.
Mërgimtarët që erdhën për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, tani kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë.
Në pikat kufitare atyre po iu bie që të presin gjatë.
Gjendja më e rënduar paraqitet në Merdare, ku pritjet shkojnë deri në 50 minuta.
Në këtë pikë sipas Qendres për Menaxhimin e Kufijve, kolonat e automjeteve në këtë mëngjesin shkojnë deri në 300 metra.