S’ka nevoje më për test negativ për të hyrë në Mal të Zi.
Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi, ka rishikuar sot në mbrëmje masat anti Covid dhe ka vendosur edhe në lidhje me hyrjen e shtetasve të huaj në këtë vend.
Kështu, prej nesër, 12 Janar 2021, ka anuluar masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban si dhe të lejojë hyrjen e lire të të gjithë shtetasve të huaj pa obligimin për të paraqitur një test negativ PCR.
Ky vendim është i vlefshëm deri në një vendimmarrje të dytë.
Vendimi që të gjithë shtetasit e huaj, në këtë rast edhe ata të Republikës së Kosovës, mund të hyjnë pa një test negativ PCR në Malin e Zi është konfirmuar edhe nga Ambasada Shqiptare në Mal të Zi.