Për të katërtën herë dështon votimi për privatizim të Telekomit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Për të katërtën herë dështon votimi për privatizim të Telekomit

13:33 | 21 Maj 2019

Ka dështuar për të katërtën herë votimi për privatizim të Telekomit.

Për të katërtën herë me radhë po tentohet mbajta e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, komision ky që pritet të shqyrtojë raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2018.

Gjithashtu në rend dite ishte edhe votimi i vendimit të Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës” SH.A.

Ani pse komisioni ishte caktuar për orën 12:00, në sallë nuk ka ardhur ende asnjë deputetë përveç përfaqësuesve të KPMM-së të cilët vijnë katër herë radhazi në këtë komision si pasojë e pamundësie së mbajtjes së mbledhjes.

Komento: