Në gjithë vendin janë krijuar vështirësi për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në të gjitha rrugët e Kosovës.
Ndonëse organet kompetente thonë se rrugët po mirëmbahen, tjetër gjë thonë faktet nga terreni.
Një lexues i Gazeta Monitor, ka dërguar një fotografi ku shihet se me sa shumë vështirësi qarkullon një “Mercedes”, në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.
Njëri nga pasagjerët për të shmangur një rrëshqitje të mundshme është detyruar të qëndrojë në bagazhin e makinës për ta bërë balancimin.