Mbappes i duhet një gol sonte për të thyer rekordin e Messit.
PSG do të presë Manchester Unitedin në raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.
Skuadra franceze ka probleme të mëdha me lëndimet, por sulmuesit e saj, Neymar dhe Kylian Mbappe janë të gatshëm për këtë duel.
Madje Mbappe do të kërkojë golin në këtë ndeshje për të hyrë në histori të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi francez deri më tani ka shënuar 19 gola në Ligën e Kampionëve. Nëse shënon sonte, ai do të bëhet lojtari më i ri në histori të kësaj gare që shënon 20 gola.
Ky rekord mbahet nga Lionel Messi, që ka shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve kur kishte 22 vjet dhe 267 ditë.
Mbappe ende nuk ka mbushur 22 vjet, dhe është e qartë se do të thyejë rekordin, me një gol të paktën.