Ky është kushti që duhet plotësuar për të vazhduar sezoni në Premierligë.
Klubet e Premierligës duhet të emërojnë nga një zyrtar përgjegjës për koronavirus si pjesë e protokolleve të higjienës.
Një draft i ri shtatë faqesh për higjienën tashmë u është dërguar skuadrave të Premierligës dhe lojtarëve.
Në një nga ndryshimet kryesore bëhet thirrje që klubet të identifikojnë një person si zyrtar të caktuar për COVID-19, i cili do të jetë përgjegjës për hartimin dhe administrimin e politikës administrative.
Dokumenti thotë se personi i emëruar duhet të jetë punonjës i cili ka kualifikimet ose përvojën e duhur në shëndet dhe siguri, por jo anëtar i stafit mjekësor të klubit, përcjell lajmi.
Premierliga po hynë në një fazë kritike për vendosjen për fatin e sezonit, ku po kërkohet që ai të përfundohet në fushat e blerta.
Nëse klubet ofrojnë garanci, atyre u është thënë se ndeshjet mund t’i zhvillojnë në stadiumet e tyre.