Për tre muaj mbi 52 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës

14:53 | 04 June 2020

Mbi 52 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës për tre muaj.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë” për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1 2020) pjesë e anketës ishin 215 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.

Në TM1 2020, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 52 829, prej tyre 41.38% ishin vendorë dhe 58.62% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 85 929, prej tyre 40.87% nga vendorët dhe 59.13% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 20 486 vizitorë dhe 34 105 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Turqi, Gjermania, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2019.

Komento: