Për tu grimuar tek Sellma duhet të shesësh shtëpinë? Vjen reagim epik i grimeres

20:00 | 02 April 2022

Ajo është grimerja më e njohur anë e mbanë trojeve shiptare.

Sellma Kasumoviq,sa herë e kemi ndeshur në Instagram apo videoklipe muzikore.

Janë gjithmonë vajzat e ekranit dhe modelet që jemi mësuar të shikojmë nën punimin e grimieres si një ndër të preferuarat e Vip-ave.

Në faqen e saj ka edhe maturante ose vajza që bëhen nuse që e zgjedhin dhe dashur pa dashur në pavetëdijen tonë krijohet ideja se ajo vajza paska lekë që i lejon vetes të grimohet tek Sellma.

Asnjëherë Sellma nuk ka folur për çmimet që ka por ideja që është krijuar është kjo.

Gjatë një bashkëbisedimi në Instastory me ndjekësit,më në fund Sellma përgjigjet rreth pyetjes për çmimet që ka.

Një ndjekëse i shkruan: ”Sa kushton një grim për nuse tek ti,se gjithë em thojnë duhesh me shitë shtepin për me dash me shku me u ly”

Dhe Sellma përgjigjet:

“Jo bre zemër,me qenë ashtu unë e kisha pas në pronësi gjysmën e Kosovës dhe gjetiu..

Grimini nuses kushton sepse është shërbim estetik, por jo ma shumë se një rezervuar nafte me çmim të moçëm kuptohet” .

Komento: