Situata me Covid 19 në Kosovë po tregon sinjale të përkeqësimit. Komuna e cila qëndron në krye të listës me raste të reja është komuna e Prishtinës. Prishtina sot ka shënuar edhe 347 raste të reja me Covid-19.
Si rrjedhojë Prishtina tashmë gjendet në zonën e kuqe në masat e reja anti-Covid.
Drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi i ftuar në Frontal ka dhënë sqarime sa i përket situatës me koronavirus në Prishtinë.
Ai ka përmendur edhe infektimin e stafit shëndetësor. Gjë e cila sipas tij paraqet sfidë për dhënien e shërbimeve.
“Kemi një sfidë sepse disa nga punëtorët shëndetësor tash janë të infektuar. Sot morëm info se janë 70 punëtorë shëndetësor të prekur me koronavirus. Nëse vazhdon me ëktë trend infektimi i personelit shëndetësor do të kemi probleme. Do të duhet që të centralizojmë shërbimet”, thotë Gashi.