Përballja me Messin, portieri i Valencias tregon detajin interesant – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përballja me Messin, portieri i Valencias tregon detajin interesant

09:45 | 03 Shkurt 2019

Barcelona dhe Valencia, zhvilluan një ndeshje mjaftë interesante në natën e mbrëmshme.

Mbrëmë kemi parë një nga ndeshjet më interesante të zhvilluara mes Barcelonës dhe Valencias.

Valencia arriti që të marr një pikë të madhe nga udhëtimi nga “Camp Nou”, e shumë lehtë mund të dilte edhe me fitoren.

Ata krijuan një epërsi prej dy golave, pas vetëm 32 minutave lojë, por kjo epërsi u shkri nga ‘i magjishmi’ Lionel Messi.

Messi realizoi dy gola për skuadrën e tij, një nga të cilat e realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

E për këtë penallti, një detaj interesant ka treguar portieri i Valencias, Neto.

“I kam studiuar penalltitë e Lionel Messit para ndeshjes, por ai u tregua shumë i zgjuar” ka thënë Neto.

Ishte goli i parë i mbrëmjes për argjentinasin që u realizua nga pika e bardhë, gol të cilin lajmi.net ua përcjell në videon më poshtë.

Komento: