Përballje, opozitë-pozitë

19:41 | 25 December 2018

Nesër Kuvendi i Kosvës do të zhvillojë një seancë

Ndasitë në qëndrime të politikës kosovare karshi përfaqësimit të shtetit në procesin e dialogut, edhe një herë tjetër, do të shpërfaqen të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Përderisa në orën 10:00 nis punimet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e LDK-së e Vetëvendosjes, po në të njëjtën orë nis edhe tryeza e thirrur nga kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.

Veseli, seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar vetëm si komplikim të mëtejmë të thirrjes për unitet.

Megjithëse ka refuzuar të jetë pjesë e ekipit negociator, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa, ka thënë se pa opozitën e mirëfilltë nuk do të ketë zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror, raporton KTV
Pak minuta më vonë, në një postim të dytë, Mustafa ka sqaruar se këto pikëpamje, nuk nënkuptojnë se do t’i bashkohen ekipit negociator.

Se kë do ta ketë përballë, aspak e rëndësishme nuk iu është dukur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, megjithëse i ka përmendur kryesuesit e ekipit negociator, Ahmetin e Limajn.

Komento: