Përçarje në kampin e Francës pak para finales: Benzema dhe Deschamps prishin raportet

15:41 | 18 December 2022

Raportet e fundit thonë se ka përçarje në kampin francez pak para finales që do të luhet pas 40 minutave në Katar

Duket se marrëdhëniet në mes të karim Benzema dhe Didier Deschamps janë shkatërruar tërësisht, përsëri.

Benzema u largua nga kampi i Francës pas një lëndimi më 20 nëntor, dy ditë para se skuadra të luante kundër Australisë dhe ka pasur shumë pyetje brenda stafit të francez për ta kthyer përsëri në skuadër fituesin e Topit të Artë në Botërorin e Katarit.

Sipas një raporti që e ka shkruar L’Equipe thuhet se sulmuesi i Real Madridit nuk ka qenë në kontakt me stafin mjekësor të Les Bleus gjatë kësaj kohe.

Benzema është ende në listën e 26 futbollistëve që FFF e ka dërguar në FIFA dhe Deschamps mund ta kishte ftuar përsëri tani pasi që ai u rikuperua nga lëndimi… por trajneri nuk deshi ta bëjë këtë.

Deschamps mund të qëndrojë…edhe pa Benzeman

Nëse trajneri i Francës zgjatë kontratën e tij, ata do të ulën përsëri për të biseduar për ta sjellë Benzemën në këtë skuadër.

Kjo kishte ndodhur para Euro 2020, kur të dy u takuan në Cote d’Azur për t’i tejkaluar dallimet e tyre mbi seks skandalin ku involvohej edhe Mathieu Valbuena. Ata tani duket se do ta kenë një tjetër bisedë të tillë.

Kjo përçarje nuk ka datuar vetëm në këtë kamp stërvitor të Botërorit, por ka histori të gjatë, kur benzema nuk e kishte përmendur Deschamps në fjalimin e tij pasi që mori Topin e Artë, gjë e cila, sipas L’Equipe, e kishte befasuar trajnerin francez.

Benzema dëshironte që të qëndronte me ekipin e Francës

Agjentët e Benzemës nuk ju kishte pëlqyer së si stafi mjekësor po e përballonin lëndimin e sulmuesit, kryesisht gjatë sesionit stërvitor të 18 nëntori, ditë më parë ku ai shqeu muskulin kuatroceps të këmbës së majtë.

Përsëri sipas L’Equipe, komunikimi me futbollistin, duket se e ka fshehur gjendjen reale të tij, e që prapë nuk ndihmoi askënd.

Benzema do të dëshironte që të qëndronte në Doha dhe ta trajtonte lëndimin dhe kështu të kishte mundësi të luante në Botëror.

Ai e kuptoi edhe më pak zgjedhjen e tyre që ta dërgojnë në shtëpi teksa Deschamps nuk zgjodhi ndonjë futbollist për ta zëvendësuar atë.

Benzema nuk do të jetë në finale

Vendimi i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për ta marrë një avion “charter” me futbollistët e lënduar të Deschamps nuk e përfshin Benzemën në të, i cili nuk planifikonte të shkonte edhe pa arritjes së propozimit.

Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Christopher Nkunku, të cilët nuk ja dolën që të jenë në listën e Deschamps për Katar shkaku i lëndimeve do të udhëtojnë, por Benzema, Lucas Hernandez dhe Pascal Kimpembe nuk do ta bëjnë këtë.

Komento: