Përçarjet brenda partisë, çka pritet të ndodh sot në LDK?

10:05 | 13 Gusht 2026
ldk:-kuvendi-duhet-te-konstituohet-brenda-afatit-te-percaktuar-nga-gjykata-kushtetuese

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 14:00.

Në këtë takim pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa një nga çështjet kryesore në agjendë pritet të jetë edhe posti i presidentit të Kosovës.

LDK-ja ka shprehur më herët interesimin që kjo pozitë t’i takojë kësaj partie. Deputetë të saj kanë deklaruar se zgjedhja e presidentit mbetet një çështje me rëndësi për subjektin politik, veçanërisht në kuadër të zhvillimeve aktuale institucionale.

Mbledhja e grupit parlamentar vjen në një kohë kur skena politike në Kosovë është përfshirë në diskutime të shumta rreth funksionimit të institucioneve dhe tejkalimit të ngërçit politik.

Komento: