Përcillet për në banesën e fundit, kosovari që humbi jetën në aksidentin ne Zvicër

19:04 | 09 February 2019

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident në Zvicer.

Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës.

43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi u nda nga jeta në vend.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, i cili pritet që të përcillet për në banesën e fundit nesër.

Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.

Komento: