Përditësimi i fundit, pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova

15:26 | 07 Janar 2026
Përditësimi i fundit, pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, e që aktualisht po presin deri në 30 minuta në pikën e kalimit të Merdarës.

Ndërkohë, pritjet te Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 15 minuta.

Gjersa sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, pritjet janë nga 1 deri në 5 minuta.

Komento: