Përditësohen të dhënat: 531 mijë e 128 qytetarë kanë votuar deri në ora 17:00

17:26 | 12 Tetor 2025
Përditësohen të dhënat: 531 mijë e 128 qytetarë kanë votuar deri në ora 17:00

Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 është 26,23 % apo 531 mijë e 128 votues.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 25 mijë e 105 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Komento: