Përdoren dokumente të falsifikuara për të bërë shit-blerjen e një parcele të huaj, arrestohen katër persona në Lipjan

15:20 | 28 Tetor 2023
perdoren-dokumente-te-falsifikuara-per-te-bere-shit-blerjen-e-nje-parcele-te-huaj,-arrestohen-kater-persona-ne-lipjan

Katër persona janë arrestuar nga Policia në Lipjan.

Të njëjtit dyshohen se se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër.

Njoftimi i plotë:

Lipjan 27.10.2023 – 15:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: