“Përdoreni rrymën gjatë natës”, KESCO me thirrje për konsumatorët

08:38 | 21 November 2024
“perdoreni-rrymen-gjate-nates”,-kesco-me-thirrje-per-konsumatoret

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka bërë thirrje që energjia elektrike të përdeoret gjatë natës ku tarifat janë të ulta.

Sipas KESCO, për konsum deri në 800 kWh – konsumatorëve iu bie të paguajnë çmim më të ulët, kurse mbi këtë vlerë, rryma paguhet me çmim më të lartë.

“Kohë më parë ZRrE ka vendosur sistemin e bllok tarifave, ku çmimi i energjisë elektrike varet nga sasia e kilovatëve të konsumuar:Për konsum deri në 800 kWh – paguani çmim më të ulët. Për konsum mbi 800 kWh – çmimi është më i lartë”.

“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë), 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00), 800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro, 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”.

Siç thonë nga kjo kompani, ky sistem tarifor synon të nxisë kursimin e energjisë për xhepin e konsumatorit dhe mbarëvajtjen e sistemit elektro-energjetik.

 

Komento: