Përdorimi i Bitcoinit, hoxhallarët dalin kundër njëri-tjetrit

12:42 | 04 June 2021

Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja ka dhënë një fetva në lidhje me kriptomonedhat, në veçanti për Bitcoin.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë argument fetar që e ndalon përdorimin e kriptovalutave, dhe për këtë arsye nuk mund të quhet haram.

Përndryshe, ditë më parë Myftinia e Shkupit doli me qëndrimin se përdorimi i kriptovalutave është i ndaluar me Islam.

“Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore”, u tha në njoftimin e tyre.

Komento: