Perez kërkon yllin e Tottenham që kushton 150 milionë euro.
Real Madrid po shikon të transferojë një futbollist nga Tottenham, por nuk bëhet fjalë për Harry Kane.
Don Balon raporton se ‘Los Blancos’ janë të lidhur me një veprim veror për anësorin e Tottenham, Son Heung Min, përcjell lajmi.
Është presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, që është një admirues i madh i Son, i cili vazhdon të paraqitet në nivele të larta te skuadra angleze.
Transferimi i Son nuk do të jetë i lehtë për Realin, pasi Tottenham nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat më të vogla se 150 milionë euro.
Son te Tottenham është transferuar në vitin 2015 nga gjermanët e Bayer Leverkusen.