Real Madrid e ka ndërmend të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt ekipi i Florentino Perezit nuk di të heqë dorë nga transferimi i një sulmuesi të ri në këtë afat dimëror përcjell ORAinfo.
Los Blancos ende janë duke u përpjekur të gjejnë një zëvendësim për Cristiano Ronaldon dhe kanë treguar interesim në kapitenin e enterit, Mauro Icardi dhe yllin e Genoas, Krzysztof Piatek.
Ekipi spanjoll ka më shumë gjasa ta rrëmbejë yllin e ri polak, pasi që thuhet se Icardi do ta nënshkruajë një kontratë të re me nerazurrët./ORAinfo/