Perez i “hakmerret” Juventusit, po ia rrëmben super-yllin

18:10 | 07 December 2018

Florentino Pérez, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe dëshiron ta përforcojë skuadërn e tij.

Presidenti i Real Madrid nuk është i gatshëm për të lënë të ikë një talent në futbollin evropian. Më saktë presidenti sytë i ka te ylli uruguaian, Rodrigo Bentancur përcjell ORAinfo.

Ylli i Juventusit që luan përkra Cristiano Ronaldo është vetëm 21 vjet dhe po shihet si futbollisti i ardhshëm i Real Madrdit.

Një mesfushor që ka cilësi të mëdha, ka një çmim prej 60 milionë euro dhe thuhet se Perez është i gatshëm të paguajë për të.

Por, Reali do të hasë në një konkurrencë të ashpër nga Barcelona që ka kohë që është duke vëzhguar yllin e Juventusit.

Bentancur, që Luis Suarez ka dhënë raporte të shkëlqyera në klub, është përfshirë edhe në agendad PSG, City dhe Chelsea.
Sidoqoftë është vetëm Florentino Perez ai që ka vënë në tryezë 60 milionë për uruguaianin./ORAinfo/

Komento: