Presidenti Florentino Perez i jep më shumë fuqi Zidanes, francezi dëshiron tri përforcime për sezonin e ri.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka dhuruar trajnerit Zinedine Zidane më shumë kontroll për sezonin e ardhshëm.
Florentino dëshiron që Zidane të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe më tutje dhe i ka dorëzuar më shumë fuqi francezit.
Zidane këshilloi disa javë më parë që pavarësisht se kishin kontratë, e ardhmja ishte e panjohur.
“Unë jam këtu tani, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë kam një kontratë dhe jam i lumtur. Nuk e di deri kur do të mbes këtu”, ka thënë Zidane.
Presidenti i Realit ka ndryshuar pengesat pasi Zidane u largua në vitin 2018 kur fitoi trofeun e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte për shkak se Florentino bëri një projekt që nuk e bind Zidanen dhe ai vendosi të japë dorëheqje për t’u rikthyer më vonë.
Me më shumë fuqi, Zidane do të qëndrojë sezonin e ardhshëm te Reali, por francezi ka disa kërkesa për përforcime.
Trajneri francez dëshiron një mbrojtës të krahut të djathtë, një mesfushor dhe një numër 9 për të nënshkruar për sezonin e ardhshëm.