Real Madrid transferon një nga lojtarët më të mirë të Chelsea.
Real Madrid ka rikthyer interesimin e tyre për yllin e Chelsea, n’Golo Kante, raporton gazeta AS.
Gazeta pretendon se Chelsea janë të gatshëm të ndajnë rrugët me mesfushorin francez, për të financuar tregun e transferimeve, përcjell lajmi.
‘Blutë’ kanë sjellë tashmë Hakim Ziyech dhe Timo Werner, duke shpenzuar gati 80 milionë euro.
Frank Lampard mbetet i interesuar për disa yje të mëdhenj, si Kai Haverz dhe Jadon Sancho, kështu që ata duhet të shesin një yll të madh këtë verë.
Interesimi më i madh është për N’Golo Kanten, i cili vlen rreth 60 milionë euro.
Real Madrid janë të gatshëm të paguajnë atë shumë, pasi mesfushori është një dëshirë e madhe e trajneri Zinedine Zidane.