Perez përgatitë 500 milionë, po i transferon super-yjet

21:24 | 03 Maj 2019

Real Madrid po planifikon të kalojë mbi € 500 milion euro shpenzime në dritaren e transferimit të verës,thotë AS.

Blancos tashmë kanë një marrëveshje për mbrojtësin e Portos, Eder Militao, por do të synojnë gjithashtu sulmuesin e Chelseas , Eden Hazard dhe mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, përcjell ORAinfo.

Tanguy Ndombele i Lyon është një tjetër në listën e tyre të dëshirave, së bashku me sulmuesin Eintracht Frankfurt, Luka Joviç dhe lojtarin e Tottenhamit Christian Eriksen./ORAinfo/

Komento: