Perez pranon ta shesë lojtarin 50 milionësh

17:00 | 18 Mars 2019

Real Madrid është i gatshëm të shesë lojtarin James Rodriguez për 50 milion euro këtë verë, nëse duhet të kthehet nga Bayern Munich, thotë El Confidencial.

Kolumbiani është duke hyrë në muajt e fundit të një marrëveshjeje dyvjeçare të huazimit në klubin bavarez, por duket se ai është i hapur për një kthim në Madrid përcjell ORAinfo.

Kampionët gjermanë thuhet se kanë një mundësi prej 35 milion euro për ta nënshkruar atë përgjithmonë, por raporte të ndryshme kanë sqaruar se tani do të kërkojnë opsione të tjera dhe do të lejojnë që marrëveshja e përkohshme të skadojë.

Mesfushori iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2017 në një marrëveshje dyvjeçare të huazimit nga Madridi./ORAinfo/

Komento: