Përfaqësimi i Kosovës në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake

09:39 | 07 Tetor 2021

Kosova përfaqësohet në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake.

Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Alisa Ramadani po përfaqësojnë Qendrën për Studime Universitare në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake.

Kështu është bërë e ditur në postimin nga Qendra për Studime Universitare në Akademi të Mbrojtjes.

Kjo ngjarje po zhvillohet në Universitetin e Norwich-it në Vermont, SHBA.

Aty Kapiten Bllaca prezantoi punimin e parë akademik nga QSU-ja të publikuar në një revistë shkencore, ku përveç Kadet Ramadanit, bashkautorë janë edhe komandanti i QSU-së, Major Ali Haxhimustafa, dhe instruktori Toger Premtim Shaqiri.

Komento: