Përfaqësuesi i lartë i BE-së thotë se s’mund ta vizitojë Kosovën të parën, ja arsyeja

23:06 | 04 December 2019

Borrell ka thënë se për shkak të mosformimit të Qeverisë, s’mund ta mbaj premtimin që Kosovën ta vizitoj të parën.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se nuk do të mund që ta mbajë premtimin e dhënë se vizitën e parë duke qenë në këtë pozitë ta zhvillojë në Kosovë.

“Dua të shkoj në Kosovë dhe Serbi sa më parë, por që në Kosovë ende nuk është krijuar Qeveria, kështu që është pa peshë që të shkohet derisa ajo të formohet”, ka thënë Borrell.

“Kështu, nuk do të jetë e mundur që ta mbajë premtimin që udhëtimin e parë ta kem drejt Kosovës në këtë funksion”.

Ai ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbesin në krye të agjendës evropiane dhe që perspektiva për to nuk duhet të mbyllet.

Në anën tjetër, diskutimet për formimin e koalicionit midis VV-së dhe LDK-së janë ngrirë për shkak të mospajtimit për ndarjen e ministrive

Komento: