Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ: Nuk votuam për certifikmin e Listës Serbe, MPB të sqarojë pse heshti për verifikimin e tyre

16:38 | 23 December 2024
perfaqesuesi-i-pdk-se-ne-kqz:-nuk-votuam-per-certifikmin-e-listes-serbe,-mpb-te-sqaroje-pse-heshti-per-verifikimin-e-tyre

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani tha se Lista Serbe nuk u certifikua për shkak të qëndrimit të kësaj partie në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ai shkroi në Facebook se Ministria e Punëve të Brendshme nuk pati vërejtje për certifikimin e kësaj partie.

“Shpifësit vazhdojnë me avazin e tyre katërvjeçar të manipulimit të fakteve dhe populizmit shterpë. Lista Serbe nuk u certifikua, pikërisht për shkak të qëndrimit tonë në KQZ. Si PDK, qëndruam në sallë dhe nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, por kërkuam sqarime pse: – Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë vërejtje për certifikimin e Listës Serbe. – Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu nuk ka pasur asnjë vërejtje ndaj Listës Serbe”, shkroi Elshani.

Ai tregoi se ka kërkuar nga kryetari i KQZ-së që “të konsultohet edhe një herë me MPB-në” sepse “është jashtë çdo norme që ata që duhet të merren me çështje të sigurisë të heshtin përballë Listës Serbe”.

Komento: