Përfaqësuesi i Qeverisë – kryetares së GJK-së: Përballë sigurisë juridike dhe interesit publik, ne rreshtohemi në normat kushtetuese

12:27 | 02 Dhjetor 2020

Berisha – kryetares së GJK-së: Përballë sigurisë juridike dhe interesit publik, ne rreshtohemi në normat kushtetuese.

Përfaqësuesi i Qeverisë në seancën dëgjimore që po mbahet nga Gjykata Kushtetuese, avokati Besnik Bersiha ka insistuar se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës është bërë në frymë kushtetuese dhe se vota e deputetit të dënuar, Etem Arifi ka qenë e ligjshme.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizaj e ka pyetur Berishën për integritetin kushtetues dhe besueshmërinë në Kuvendin e Kosovës përkitazi me këtë votë të deputetit dhe për veprimet që është dashur të merren për ndërprerjen e mandatit të Arifit.

Përfaqësuesi ligjor i VV’së përpara Gjykatës Kushtetuese: Mandati i deputetit Arifi ka përfunduar
“Dëshiroj të dij për qëndrimin tuaj… Ju si Qeveri a konsideroni se integriteti kushtetues dhe besueshmëria qytetare në Kuvendin e Kosovës cenohet nëse një deputet i dënur me burgim efektiv zgjedhjet dhe vazhdon ta ushtrojë funksionin e deputetit edhe në vuajtje të dënimit, që të jetë pjesë në procedurat vendimmarrëse në Kuvend”, ka pyetur kryetarja e gjykatës.

“Çfarë veprime duhet të merret për të konstatuar përfundimin e mandatit të një deputeti të dënuar me aktgjykim të formës së prerë”, ka pyetur ajo.

Ndërsa avokati Besnik Berisha ka thënë se e drejta e votimit nuk mund t’i ndalej deputetit Arifi pa një vendim specifik të gjykatës për këtë çështje.

“Askush nuk mund të parandalohet ose t\i hiqet e drejta pa një vendim të Gjykatës… Përballë sigurisë juridike dhe interesit publik, gjithmonë ne rreshtohemi në normat kushtetuese…. Ne pranojmë që në rastin konkret normat kushtetuese janë në favor të…. Deputeti ka qenë i ligjshëm”, ka thënë Berisha.

Komento: