Përfaqësuesi ligjor i LVV-së: Pretendimet e Qeverisë nuk kanë bazë Kushtetuese

11:26 | 02 Dhjetor 2020

Përfaqësuesi i LVV-së: Pretendimet e Qeverisë nuk kanë bazë Kushtetuese.

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatë Kushtetuese ka thënë se pretendimet e Qeverisë janë pa bazë Kushtetuese, raporton Gazeta Express.

Nga LVV-ja thonë se në Kuvend të Kosovës kishin pasur informacione për dënimin e deputetit Arifi në maj të vitit 2020-të, pra para votimit të Qeverisë Hoti.

“Ne pajtomi sa i përket përfaqësuesit të Qeverisë ne në asnjë moment nuk e kemi kontestu që z.Arifi është dënu me vendim gjyqësor plotësues, nuk është thënë një gjë e tillë në kërkesë.

Në momentin që përshtatshmëri ka dështu të vërtetohet, duke e gënjy KQZ-në personi në fjalë është bërë deputet. Vendimi, puna në Kuvend e z.Arifi është më pa bazë Kushtetuese, ai nuk mundet me përfaqësu në asnjë moment elektoratin e vet. Realiteti tashmë tregon se ai është në burg. Sa i përket efekteve, ne pajtohemi që rrjedh vetëm për palët, po në momentin që Kuvendi është informuar, atëherë Kuvendi ka filluar procedurat, për faktin se ai është dënuar me vendim të formëës së prerë”, thotë ai.

“Çdo pretendim i përfaqësuesit e Qeverisë është pa bazë Kushtetuese, sepse Kuvendi është vënë në dijeni në maj të vitit 2020-të. Deputeti nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën sepse nuk mundet të përfaqësojë elektoratin e vet”, ka thënë Sallahu.

Komento: