Përfaqësuesit e Listës Serbe sot në takim me Vuçiqin

09:11 | 27 Shkurt 2019

Përfaqësuesit serb nga Kosova sot do të shkojnë në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai po ashtu do të bisedojë me institucionet më të rëndësishme të Serbisë, ka njoftuar zyra e presidencës në një komunikatë për media.

Takimi i tyre do të zhvillohet në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit serb me fillim nga ora 11.

Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ministren e re të emëruar serbe nga kryeministri Haradinaj, të cilën e ka kundërshtuar Beogradi.

Komento: