Gregoire Defrel ishte më meritori për fitoren e Sampdorias ndaj Milanit dhe u tha shokëve të ekipit se ata duhet të vazhdojnë kështu.
Ish- ylli i skuadrës së Romës dhe Sassuolo shënoi nga një gabim i Gianluigi Donnarumma vetëm 33 sekonda nga nisja e ndeshjes përcjell ORAinfo.
“Ishte një shfaqje e shkëlqyeshme e Sampdorias, sidomos në pjesën e parë, ndërsa qëndruam mirë deri në fund kundër një skuadre të fuqishme të Milanit”,
“Duhet të vazhdojmë kështu. Falënderoj të gjithë për ndihmën e tyre këtë sezon, është një fushatë e vështirë, por ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe t’i bëjmë të lumtur tifozët e mrekullueshëm ” tha sulmuesi ./ORAinfo/