Përforcimi më i ri i Milanit, pas vetëm 6 mujash largohet nga San Siro

13:32 | 02 Qershor 2021

Lamtumirë Meite: Zëvëndësimi vjen nga Franca.

Franck Kessie dhe Ismael Bennacer do të jetë titullar tek Milan edhe për sezonin tjetër mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Soualiho Meite.

E ardhmja e tij duket e vendosur edhe përkundër faktit që ai pëlqehet tej mase nga Stefano Pioli, Milan nuk do të paguajë 8 milionë euro për ta transferuar atë nga Torino.

La Gazzetta dello Sport raporton që emri më i preferuar nga Milan për ta zëvëndësuar atë vjen nga Franca dhe bëhet fjalë për Boubacar Kamara.

Futbollisti i Marseille ka një kontratë që i skadon në 2022 dhe shquhet shumë për aftësitë e tij edhe në repartin e mbrojtjes.

Komento: