Mbrojtësi i Schalke 04, Malick Thiaw, ka zbritur në aeroportin Linate të Milanos përpara përfundimit të transferimit të tij në AC Milan.
Mbrojtësi gjerman po i bashkohet kuqezinjve për një tarifë të raportuar prej 6 milionë euro dhe ai do të jetë lojtari më i gjatë që Milani ka marrë,përcjell ORAinfo.
Ai do të shtojë thellësinë e nevojshme në mbrojtjen e Milanit dhe duke qenë se është vetëm 21 vjeç, lëvizja nuk është një largim nga strategjia e zakonshme e transferimeve të Milanit.
Ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën përpara se të konfirmohet lëvizja./ORAinfo/