Guardiola mbetet pa fjalë nga performanca e Haaland.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mbetur pa fjalë kur është pyetur nga gazetarët për performancën e Erling Haaland ndaj Brighton.
“Jam person katalunas, kështu që anglishtja ime nuk mjafton për ta përshkruar performancën e Haaland”, tha Guardiola të shtunën pas fitores së ekipit të tij 3-1, transmeton Klankosova.tv.
Dy golat e parë për City në këtë takim i regjistroi Haaland, duke shkuar në 17-të gola në “Premier League” këtë sezon.