Përfqësuesi i SBAShK-ut: Deri te ideja për pezullim kemi ardhur si shkak i presionit

20:32 | 29 September 2022

Duket se SBASHKU do të heqë dorë nga greva.

Përfaqësuesi i SBAShK-ut në Prishtinë, Afrim Gashi, ka thënë se votimi i mësimdhënësve se a do ta pezullojnë grevën apo jo merr kohë, teksa shtoi se ideja për pezullim ka ardhur nga presioni ndaj tyre.

Sipas tij, në rast se kjo rezultati do të vinte brenda ditës, atëherë ata do të akuzoheshin se këtë votim e kanë bërë vetëm, siç tha ai, “shkel e shko”.

“Idea e pezullimit ka ardhur nga shkaku i presionit. Ne si mësimdhënës nuk kemi pritur se do të kalojë një kohë kaq e gjatë dhe qeveria të mos e çajë kokën fare me këkresat sindikale”, është shprehur Gashi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Gashi falënderoi Këshillin e Prindërve në komunën e Prishtinës, pasi sipas tij, në një mënyrë i kanë përkrahur mësimdhënësit në kërkesat e tyre deri në momentin kur janë ndarë rrugët e bashkëpunimit pasi mësimdhënësit kanë vendosur për grevë.

“Edhe unë në rast se isha pyetur në cilësinë e prindit se a jam për grevë do të thoja ndoshta jo se fëmija im po humb, por tani kam vendosur si mësimdhënës”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se SBAShK-u i ka ndjekur të gjithë hapat që duhet ndjekur një sindikatë për të ardhur deri tek vendimi për grevën.

“SBAShK-u ka mbajtur protestë kryesia sindikale e cdo shkolle, pastaj e kemi mbajtur një orë grevë, s’kemi punuar për një orë për ta paralajmëruar qeverinë që të reflektoj. Pastaj, ka ardhur një protestë e të gjithë mësimdhënësve para qeverisë dhe as këtu s’ka reflektuar”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Komento: