Përfshihen katër vetura në aksidentin në Arllat të Drenasit

22:18 | 16 Korrik 2021

Tre persona të lënduar në një aksident mes katër veturave në Arllat të Drenasit.

Një aksident trafiku ka ndodhutr në mbrëmjen e sontme në fshatin Arllat të Drenasit, ku mbetën të lënduar tre persona.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në orët e mbremjës, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogoci ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor. Sipas njësisë, rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim”, tha Kelani.

Njësitë relavante policore janë në vendngjarje.

Komento: