Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Prishtinë, kjo është gjendja e banorëve

16:23 | 13 Janar 2019

Sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve ndërkohe që njësitet policore janë duke u marr me rastin.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një rast zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit. Nga zjarri janë përfshire dy shtëpi, nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve ndërkohe që njësitet policore janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti

Komento: