Përfshihet në zjarr kati i tretë i një shtëpie, shkak dyshohet të jetë oxhaku

10:08 | 23 January 2025
perfshihet-ne-zjarr-kati-i-trete-i-nje-shtepie,-shkak-dyshohet-te-jete-oxhaku

Një burrë nga fshati Gjinoc i Suharekës ka raportuar në polici se të mërkurën kati i tretë i shtëpisë i është përfshirë në zjarr.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. Ndërsa, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë.

Komento: