Përfshihet nga flakët autobusi me nxënës

17:12 | 09 Prill 2023
Ilustrim

Përfshihet nga flakët një autobus me nxënës.

Një autobus që transportonte nxënës nga Seleniku është përfshirë nga flakët tkëtë të dielë.

Zjarri në autobusin me 52 nxënës ka rënë pak pasi u nis nga Egnatia për në Mecovë, raportojnë mediat greke.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka nisur nga pjesa e pasme e autobusit. Drejtuesi i automjetit ka ndaluar menjëherë mjetin dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

Nxënësit kanë zbritur shëndoshë e mirë nga autobusi, ndërsa zjarrfikësja nga Metsova ka tentuar të shuajë zjarrin.

Komento: