Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

10:25 | 25 Prill 2026
perfshihet-nga-flaket-banesa-ne-korce

Një banesë private në lagjen 10 të Korçës është përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, duke u përhapur më pas në të gjithë banesën, shkruan vizionplus.tv.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.

Flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat përreth.

Komento: