Është përfdhirë nga zjarri autobusi i linjës Prishtinë – Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 për shkaqe ende të pazbuluara. Shoferi ka pikasur flakët dhe menjëherë ka ndaluar. Pasagjerët kanë dalë me shpejtësi, por përveçse momenteve të panikut fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Autobusi ndërkohë është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është shkrumbuar i tëri. Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën hetimore.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike në autobus.
Pamjet u përcollën nga report tv.