Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit

15:26 | 08 Janar 2026
Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit

Depoja e objektit të ish-Hotelit Union në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mesditën e së enjtes.

Nuk raportohet për të lënduar, dhe ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo të një objekti në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Policia.

Komento: