Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, nuk raportohet për të lënduar

14:33 | 24 Shkurt 2024
perfshihet-nga-zjarri-nje-banese-ne-skenderaj,-nuk-raportohet-per-te-lenduar

Një banesë në Skenderaj, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në lidhje me këtë rast tha se është arrestuar një person.

“Rreth orës 03:00 është  pranuar informatë  për një incident zjarri  i ndodhur në një  banesë  në  rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një  person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të  prokurorit i është  caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tka thënë Zaiti./Front Online

Komento: